Dukagjini shënon fitoren e tretë radhazi, viktim kësaj here është Trepça ’89

Dukagjini ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina mposhti në stadiumin “18 qershori”, skuadrën e Trepçës ’89, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 59-të.
Me këtë fitore Dukagjini ka shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe renditet në vendin e pestë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë./IndeksOnline/