19:07 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Dukagjini shkruan historinë, kalon në rrethin e dytë kualifikues të Conference League

Dukagjini ka siguruar kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra kosovare eliminoi Europa FC nga Gjibraltari, me rezultat të përgjithshëm 5-3, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, Dukagjini sot shënoi fitore edhe në Gjibraltar me rezultat 3-2.

Iljasa Zulfiju shënoi dy gola për skuadrën nga Klina, ndërsa Arber Shala shënoi golin tjetër.

Për vendasit shënuan Alberto quintana dhe Antonio vera./IndeksOnline/