09:52 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dukagjini synon befasinë, takohet me Ballkanin në çerekfinale të Kupës

Sot zhvillohet përballja e tretë çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Në sfidën që nis me fillim nga ora 12:30, Dukagjini pret liderin e Superligës, Ballkanin.

Loja zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Tefik Maloku, i asistuar nga Granit Hyseni e Elvis Bicaj, ndërkaq gjyqtar i katërt Alban Shala.

Kujtojmë që Prishtina dhe Drenica kaluan dje në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë dhe Gjilanit respektivisht.