75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dukagjini zhvendoset në Banjë të Pejës për përgatitjet e sezonit të ri

Dukagjini i Klinës është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas shumë vitesh mungesë.

Skuadra bardhegjelbër ka nisur përgatitjet dhe tani është zhvendosur në Banjë të Pejës.

Dukagjini ka emëruar për kryetrajner Xhengis Rexhepin që më parë ka drejtuar edhe Llapin.

Të pranishëm në stërvitjet në Banjë të Pejës kanë qenë edhe përforcimet e Dukagjinit.

Elton Basriu, Ilir Mustafa, Altik Muhaxhiri, Jeton Dushi, Ilir Syla, Altin Lloga e Denis Haliti janë përforcimet e skuadrës nga Klina dhe të gjithë ishin prezent në stërvitjen në Banjë të Pejës.