Dukagjini zyrtarisht bjer nga Liga, shumë afër t’i bashkohet edhe Vushtrria

Dukagjini u mposht nga Gjilani në shtëpi me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës.
Me këtë humbje, skuadra nga Klina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Ligës së Parë në sezonin e ardhshëm.
Dukagjini nuk arriti të qëndroj më shumë se një sezon në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.
Në të njëjtën rrugë, por me një javë vonesë është edhe Vushtrria.
Ndeshja e të hënës si mysafir e Ballkanit do të jetë vendimtare për ish-kampionët e Superligës.
Vushtrria është përballur shumë më probleme financiare gjatë këtij sezoni. /IndeksOnline/