11:12 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Duke “nxituar” tek i dashuri, Kendall Jenneri përjeton një moment të sikletshëm

Kohët e fundit ajo riktheu romancën e saj me lojtarin e Philadelphia 76ers, Ben Simmons. 

Dhe Kendall Jenneri dukej aq e ngazëllyer për të arritur në ndeshjen e tij kundër Miami Heatit, të hënën në mbrëmje sa që ajo humbi një pullë në bluzën e saj ngjyrë kafeje. 

24- vjeçarja, tregoi i figurën e saj të kompletuar, ndërsa ajo la hotelin e saj me mikun Justine Skye.

Jenneri kombinoi pjesën e sipërme ngjyrë kafeje me një palë sytjena prej sateni, këmishë të tejdukshme dhe xhinse.

Megjithëse ajo dukej se i mungonte një pullë në këmishë, pamja e saj ishte e thjeshtë dhe me stil, ndërsa e kompletoi paraqitjen me atlete “Nike Air Force 1s”. 

Më herët gjatë ditës ajo ishte parë me Simmonsin, pasi ata kaluan fundjavën së bashku duke festuar “Super Bowl”-in. 

Simmonsi, 23 vjeç, filloi lidhjen me yllin e “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2018, por dyshja u nda në po të njëjtin vit, për t’u ribashkuar ./Indeksonline/