75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / MSH

Duke shërbyer ushqim për ushtarët amerikanë, Osmani uron Ditën e Falënderimeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Falënderimeve.

Duke shpërndarë fotografi nga dreka me ushtarët amerikanë, Osmani u shpreh se ata kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Urime Dita e Falënderimeve/ Happy Thanksgiving

Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.

Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej”, shkroi presidentja e vendit.

Ndryshe, Dita e Falënderimeve festohet në SHBA çdo vit, në të enjten e fundit të nëntorit. Kjo festë kremton lidhjet familjare dhe rëndësinë e tyre./IndeksOnline/