Dukesha Camilla modeste, zbulon çantën e plazhit që kap vlerë mbi 250 euro

Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall janë duke shijuar turneun e Cornwall për të shënuar 70 vjetorin që kur Charles u bë Duka i atij vendi.
Moti mbizotëroi i nxehtë dhe padyshim që mori vëmendje paraqitja e Dukeshës, transmeton Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve u shfaq e veshur me fustane të gjatë, por ajo që është vënë re se ajo kishte vendosur aksesor dhe poashtu një çantë plazhi nga Heidi Klein, e cila kushton 220 paund, apo 258 euro.

Kjo nuk është hera e parë që mbretëresha ka marrë një çantë me thurje. Në vitin 2018 Camilla mahniti me paraqitjen në turneun mbretëror në Francë dhe Greqi./Indeksonline/
