14:45 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dukesha e Anglisë mbyll vetë derën e makinës, kështu reagojnë të tjerët

Megan Markle është anëtare e familjes mbretërore, por ajo provon se ajo është akoma me këmbë në tokë, teksa është parë se mbyll derën e veturës vetë.

Pas arritjes në Akademinë Mbretërore të Arteve për të festuar hapjen e ekspozitës ‘Oqeani’ të martën, dukesha  u kap duke dalë nga makina dhe duke mbyllur derën vetë-me një lëvizje që disi arriti të shokonte njerëzit në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Ndërsa disa po lavdërojnë atë për qëndrim  me ardhje nga Kalifornia, të tjerët po e quajnë masën një pushim të prokotollit.

“Hera e parë që kamë parë një princesha të mbyllë derën e saj të veturës”, ka shkruar një person në Twitter.

“Sinqerisht ajo nuk e ka kuptuar atë që e bëri”, ka shkruar një person tjetër.

Të tjerët mbrojtën dukeshën duke thënë se familja mbretërore është gjithashtu njerëzore./Indeksonline/