Dukesha Meghan Markle kritikohet se po bëhet një ‘Kardashiane’
Gazetari i njohur Britanez, Piers Morgann ka reaguar për dukeshën Meghan Markle duke e
quajtur sjelljen e saj si nje “sjellje Kardashiane”.
Piers e kritikoi gjithashtu Dukeshën për marrëdhënien e saj me babain e saj
Thomas Markle, të cilin ai e intervistoi në Good Morning Britain, transmeton
Indeksonline.
I pyetur për LBC nëse ai ndjeu ‘ndonjë
lloj faji rreth prishjes së asaj marrëdhënieje’, Piers tha se si nuk ndjeu
‘asgjë të tillë’.

Ai vazhdoi: “Më vjen keq për Thomas Markle. Kam pasur një përvojë të keqe me Meghan Markle, kam folur shumë për këtë.”
“Mënyra si ajo trajton familjen e saj nuk është një sy i mirë’. “Ka shumë shenja shqetësuese”, tha Piers.
“Jo më largë se në blerjen e shtepisë, ku 2.5 milion
funta kushtonjë tatimet. Kjo është sjellja e një Kardashiane, jo e dikujt që u
martuar në familjen mbretërore, kështu që ata duhet të jenë të
kujdesshëm”, eshte shprehur Morgann.
Ai gjithashtu ishte i bindur se nuk do të takohej me Meghanin, edhe nëse ajo
arrinë ta bëj këtë. /Indeksonline/
