20:12 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Duket që Ramiz Lladrovci i sjell fat Kosovës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duket të jetë një fans i madh i futbollit.

Kosova ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Maltën, kështu duke mbajtur kreun e grupit me 11 pikë.

Edhe në këtë ndeshje i pranishëm ka qenë i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, i cili ka përkrahur “Dardanët”.

Vlen të theksohet që Lladrovci nuk ka munguar as në Baku ndaj Azerbajxhanit, poashtu ishte i pranishëm edhe në ndeshjën e parë ndaj Maltës në “Fadil Vokrri”. Duket se kryetari i Drenasit i sjell fat Përfaqësueses. /IndeksOnline/