16:22 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Dukja e trupit tuaj varet nga muaji i lindjes: Sekreti i të qenit shtathollë është i thjeshtë!

Kush do të mund të mendonte që sipas datës së lindjes mund të parashikohet tipi i figurës, përkatësisht si do të duket personi

Në këtë drejtim na ndihmon numerologjia. Prandaj është e nevojshme t’i mbledhim datën, muajin dhe vitin e lindjes.

Është e nevojshme të mblidhen derisa të fitohet numri njëshifror. Për shembull, data – 12.05.1990. Llogaritet kështu: 1 + 2 + 0 + 5 + 1 + 9 + 9 + 0 = 27 = 2 + 7 = 9. Numri 9 për këtë person përcakton tipin e figurës së tij.

Provoni edhe ju të gjeni kodin numerologjik të datës së lindjes suaj dhe shikoni çfarë tregon ai për ju.

Numri 1

Personat e tillë më së shpeshti bëjnë mënyrë shumë të lëvizshme të jetës dhe rrallë vuajnë nga obeziteti. Dinamika i bën të kenë figurë të hollë dhe të shtrirë.

Numri 2

Personat e këtillë kanë tendencë obeziteti, shpesh mbajnë dietë. Mirëpo nuk e dinë që atyre rigorozisht u është e ndaluar t’i ekspozohen urisë. Në vend të kësaj, duhet t’i japin përparësi ushqimit me prejardhje bimore dhe aktiviteteve fizike.

Numri 3

Këta njerëz kanë prirje drejt brengosjes së panevojshme. Të gjithë e dinë që kur është shpirti i rëndë, edhe trupi është i rëndë. Provoni të liroheni nga ngarkesa e tepërt e emocioneve negative dhe do të dukeni gjithnjë e më mirë.

Numri 4

Personave të këtillë u rekomandohet të merren me aktivitete të parapëlqyera. Mungesa e satisfaksionit punues mund të shkaktojë ndjenjë të fuqishme urie. Si rezultat, trupi fillon të krijojë rezerva të yndyrave të tepërta.

Numri 5

Tipi i figurave të këtilla gjithmonë varet nga pozicioni i tyre jetësor. Optimistët do të jenë shtathedhur. Jetoni jetën me frymëmarrje të plotë dhe trupi juan nuk do të grumbullojë peshë të tepërt!

Numri 6

Njerëzit e këtillë shpesh kanë figurë proporcionale. Nëse dëshironi t’i keni format të bukura të trupit, mjafton vetëm të ushqeheni racionalisht.

Numri 7

Për këta persona është shumë me rëndësi të mbajnë marrëdhënie të mira me partnerin. Për shkak të problemeve në lidhje apo në martesë, mund të kenë probleme me peshën e tepërt.

Numri 8

Për këta persona është shumë me rëndësi të mësojnë të falin. Hidhërimi i tepërt mund të shkaktojnë akumulim të kilogramëve të tepërt.

Numri 9

Ky tip i njerëzve është shumë i prirë të shtojë peshë, ndërkaq eliminimi i kilogramëve të tepërt nuk do t’u jetë i lehtë. Është shumë me rëndësi të mos lejojnë që trupi tyre të depozitojë yndyra: variant i shkëlqyeshëm do të jetë ushqimi i mbështetur në pemë të tharta.

Mos i humb