20:31 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / AR

Dukja fantastike e Era Istrefit në natën e sotme

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka lansuar projekt të ri muzikor, por që po qëndron pranë fansave me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Bukuroshja edhe natën e sotme ka vendosur të marr vëmendje duke ekspozuar bukurinë e veçantë, shkruan Indeksonline.

Përmes disa imazheve në ‘Instastory’, ajo u shfaq tejet atraktive.

Me një palë pantallona të gjatë, e bluzë të bardhë ajo tregoi linjat bombastike trupore si dhe stilin unik./Indeksonline/