Dukuri e zakonshme, parkingje vend e pa vend kudo në Prishtinë

Në Kosovë gjërat e pazakonshme dijnë të jenë të zakonshme.
Raste të veçanta janë parkingjet vend e pa vend, të cilat pamundësojnë qarkullimin e veturave të tjera e më së shumti të qytetarëve.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet më së miri kjo dukuri tashmë e zakonshme.
Kujtojmë që pas publikimit të këtyre rasteve, Policia e Kosovës po merr masat e duhura dhe po gjobit shoferët.


