75 Mall Live Search
09:36 / E Diele, 07 Shtator 2025 / Gj Sh

Dumfries paralajmëron largimin nga Interi

Danzel Dumfries është një nga lojtarët kryesor të Interit në vitet e fundit.

Mbrojtësi holandez po kalon sezonin e pestë te gjiganti italian, prej se u transferua nga PSV Eindhoven, shkruan IndeksOnline.

Por 29-vjeçari me një intervistë të fundit ka paralajmëruar largimin nga zikaltërit.

Ai tha se i pëlqen Serie A, por synimi i tij ëhtë Premierliga angleze, dhe beson se do të përshtatet në stilin e lojës.

“Unë luaj në Serie A dhe ndihem rehat te Interi, por mendoj se mund të bëj mirë edhe në Premier League. Do të isha patjetër i interesuar. Premier League njihet për intensitetin e saj, ndërsa Serie A është një nga ligat më të forta taktikisht.”, ka deklaruar Dumries./IndeksOnline/