19:40 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Dumoshi bën homazhe te varri i Leze Qenës: Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne

Sot ju dha lamtumira e fundit yllit të kinematografisë, Leze Qena.

Aktorja u varros në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan, ndërsa në varrimin e saj në mesin e familjarëve dhe miqve e pranishme ishte edhe Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi në një postim në Facebook, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e varrimit.

“Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne – Lamtumirë, Leze Qena”, ka shkruar në postimin e saj Dumoshi.

 Aktorja e mirënjohur ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK gjatë kujdesit intensive, problemet me shëndet e kishin larguar nga agazhimet artistike./Indeksonline/