Dumoshi për Pagarushën: Është e pavdekshme, do jetë në mesin tonë me këngët e saj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumushi bëri homazhe në nder të Nexhmije Pagarushës.
“Më është dukur e pabesueshme. Ajo është e pavdekshme. Do të jetë gjithmonë në mesin tonë me kengët e saj. Ajo do të kujtohet si një zonjë, si një bijë shqiptare, që ka dhënë shumë kontribut për këtë vend”, tha Vlora Dumushi.
Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie./Indeksonline/




