Dumoshi poston fotografi me Zhegrovën: Gati për fitore!

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline
Për këtë ndeshje të madhe ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ku përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur mbështetjen për djemtë e Kombëtares.
“Gati për fitore”, shkruan Vlora Dumoshi në “Facebook”.
