75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / KV

Duncan: Pas komunizmit, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar

Diplomati britanik, John Stewart Duncan deklaroi se pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shqetësim për komunitetin ndërkombëtar ishte ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Ka pasur një aspekt tjetër që besoj që ju e kuptoni, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndëkrombëtar dhe kjo kishte kohë. Dhe kur doli Shqipëria nga komunizimi, ky ishte një nga shqetësimet dhe ata donin të kuptonin se si ishte marrëdhënia në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Kështu që unë duhej t’i fokusuar në këtë aspekt, të bisedoja me këta persona dhe t’ua shpjegoja eprorëve të mi se a ishte kjo një realitet, a mund të ndodhte kjo, a ka dallime në mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosvës”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ish-këshilltari i Wesley Clark, përpara kësaj tha se ai dhe eprorët e tij ishin të interesuar se si funksiononte shoqëria në Shqipëri pas daljes nga komunizmi.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vjet edhe unë isha vërtet i interesuar se si funksiononte shoqëria sepse ishte themelësi e detyrës sonë si diplomatë. Ne, duhet t’u shpjegojmë eprorëve tanë si funksionon shoqëria, çfarë ndodh në këtë shoqëri, si ndikojnë pushtetet, çfarë mund të ndikosh tek ata, pse mund të jenë ndonjëherë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegojë të gjitha spektet e një shoqërie eprorëve përkatës”, tha ai.