75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / G T

Duplantis vazhdon të bëjë “show”, tani provon edhe vrapimin në 100 metra

Armand Duplantis është atleti më i përfolur kohët e fundit, sidomos pasi theu rekordet botërore në lojërat olimpike “Parisi 2024”.

Në garën e atletikës të mbajtura në Cyrih të Zvicrës, sportisti nga Suedia sfidoi vetën edhe në vrapim në 100 metra, shkruan Indeksonline

Ai vuri një bast shoqëror me me kampionin e botës në pengesa, Karsten Warholm.

Dyshja vrapoi në 100 metra për ta kuptuar se cili është më i shpejt në këtë lloj të sportit.

Koha e Duplantis ishte 10.37, kurse ajo e kundërshtarit të tij 10.47 – një statistikë e bukur nga dyshja rekordmene në botë.

Kjo dyshe do të bëjnë gara sërish me njëri-tjetrin, dhe humbësi duhet të veshë fanellën e shtetit që përfaqëson kundërshtari./Indeksonline/