15:15 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Durim Gashi shumë shpejtë me projekt të ri muzikor

Këngëtari i njohur kosovar Durim Gashi shumë shpejtë do të vije me projektin e tij më të ri muzikor. Kënga titullohet “Kalimtar i Rastit”, ku për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Ilir Berani.

Kënga vjen edhe me videoklip, i cili do të do të promovohet në emisionin “1kafe prej shpisë” në RTV21.
Ndryshe Durimi njihet si këngëtar që këndon live, ndërsa është tejet aktiv në organizime të ndryshme. Ai ka edhe disa albume të publikuara, të cilat janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat dhe audienca./Indeksonline/