75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / k.v

Durmishi: Aksidenti fatal në Pestovë ndodhi në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni!

Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është deklaruar pas aksidentit të ndodhur në Pestovë të Vushtrrisë, ku humbi jetën një i ri.

Sipas Durmishit, menjëherë pas rastit kanë kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse, ku sipas tij, në bazë të raportit konstatohet se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.

Njoftimi i plotë i Durmishit:

Të dashur qytetarë,

Sqarim në lidhje me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë

Së pari ju shprehim ngushllimet tona të sinqerta familjarëve me rastin e humbjes së jetës së familjarit të tyre.

Në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit e kemi të angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte.

Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesë e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.

Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit.

Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistukën në vendëpunishte.