17:46 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Durmishi: Dëmin e shkaktuar duhet t’a paguaj dikush e të dal para ligjit

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e rëndë dhe e trashëguar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se do t’a procedojmë urgjentisht sanimin e kësaj rrëshqitje të ndodhur më herët, transmeton Indeksonline.

Ndër te tjera ai ka thënës e dëmin e shkaktuar dikush do ta paguaj e po ashtu edhe para ligjit do të përgjigjet kushdo që është fajtor për gjendjen e krijuar.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

“Gjendje e rëndë e trashëguar.

Do të procedojmë urgjentisht sanimin e kësaj rrëshqitje të ndodhur më herët. Dëmin e shkaktuar dikush do ta paguaj e poashtu edhe para ligjit do të përgjigjet kushdo që është fajtor për gjendjen e krijuar”./Indeksonline/