75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Durmishi: Është antidemokratike që nuk u thirr mbledhja e Këshillit të përgjithshëm

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durimishi ka reaguar në drejtim të liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Durimishi ka thënë se nuk e di se kush nuk do ta donte Albini për kryetar të Lëvizjes, e që sipas tij edhe vetë Vuçiq kishte thënë se vetëm Albini nuk bën të jetë kryeministër, transmeton Indeksonline.

Sipas Durmishit ishte interesant deklarata e Ymerit dhe se është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm e as nuk është vazhduar mbledhja e Kryesisë.

Ky është postimi i plotë:

Nuk e di kush nuk do ta donte Albinin kryetar të Lëvizjes. E patëm kandidat për Kryeministër dhe doli më i votuari në Kosovë. Vuqiqi doli hapur që vetëm Albini nuk bën të jetë Kryeministër. Interesant qysh dikush nuk dëshiron që Albini të bëhet kryetar i Lëvizjes.
Mesazhi i Visarit sonte ishte ky: Albini jo e unë ndoshta.
Visar, është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të përgjithshëm e as nuk e vazhdove mbledhjen e Kryesisë e në ndërkohë del e flet në Rubikon. Zgjedhjet e brendshme do të shpallen dhe unë ju ftoj që të kandidoni lirisht. Secili nga anëtarët komisionit zgjedhor të përgjithshëm e edhe unë si anëtar i KZP ju garantojmë fushatë fer dhe të ndershme.