17:34 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Durmishi, Haradinajt: Fotoja që është publikuar është e vitit 2019, mos manipulo Ramush

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimt Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se biznesmenin, kompania e të cilit fitoi tender në këtë ministri, ka pranuar se e njeh që nga viti 2001. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot në Kuvend tregoi një fotografi ku Durmishi është parë duke drekuar me këtë biznesmen, e cila sipas zëvendësministrit është e vitit 2019.

Durmishi ka treguar se pronarin e kësaj kompanie e kishte ndihmuar me fjalë e këshilla profesionale. Ai tha se Haradinaj është në “siklet të madh” dhe se atij po i dhemb fakti i anulimit të një tenderi nga kjo ministri.

“Unë jam inxhinier me profesion dhe shumicën e kompanive i njoh që moti sepse na ka lidhë profesioni. Pronarin e kësaj kompanie unē e njoh që nga viti 2001. Në kohën kur nuk kam pas funksion ekzekutiv unë kam bashkëpunuar me kolegët e mi të profesionit dhe e kam ndihmuar edhe kompaninë në fjalë me këshilla profesionale sidomos në fushën e menaxhimit. . E di që je në siklet të madh sepse ti dhe ata që kanë keqpërdorur nuk mund ta bëni më dhe kjo ështē mirë për shtetin e qytetarët. Secili vendim që do ta marrim do të jetë në dëm tuajin e në të mirë të qytetarëve”, tha Durmishi.

Ndërsa tutje ka pyetur Haradinajt se derisa “Unë bëjë jetë modeste duke jetuar në një banesë me qera në Fushë Kosovë në ndërkohë që ju jetoni në luks. Athua si e bëtë gjithë këtë pasuri?”