Durmishi i reagon Abdixhikut për rrugën e Moknës: Lumir mos mashtro

Zv/ministri i Infratrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ndërtimin e një rrugë në Bjeshkët e Moknës në Istog.
Durimishi ka thënë se kreu i LDK-së e ka nisur ditën me mashtrime, pasi rruga e Moknës nuk është projekt lokal, por investim i ministrisë së Infrastrukturës.
“Në komunat ku ju qeverisni nuk po mund t’a gjeni asnjë projekt të nivelit lokal për të bërë një foto a video, prandaj kudo që shkoni, investimet direkte të Qeverisë së Kosovës, po mundoheni që t’i paraqitni si projekte lokale”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.