75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Durmishi jashtë ekipit të Lazios për Ligën e Evropës, mediat turke të shokuara

Riza Durmishi ka mbetur jashtë ekipit të Lazios për Ligën e Evropës.

Reprezentuesi danez kishte një sezon për t’u harruar dhe lënia jashtë për këtë kompeticion nuk ishte çudi për mediat italianë, por për ato turke po.

Në Turqi janë të befasuar kur dëgjuan që mbrojtësi i Lazios, Riza Durmisi mungon nga lista e lojtarëve të Biancocelesti të paraqitur në UEFA për fushatën e tyre të ardhshme në Evropë League.

Mbrojtësi 25-vjeçar danez ishte së pari shënjestra e Besiktas dhe më pas Fernerbahce, të dy u përpoqën të transferonin lojtarin deri në mbylljen e tregut të transferimeve, por në fund Durmisi mbeti në Romë.

Për mediat italiane përjashtimi i tij nuk ishte befasues pas një fushate zhgënjyese vitin e kaluar, por mediat turke janë të tronditur që lojtari u përjashtua, por nuk u shit./Indeksonline/