Durmishi jep detaje se cili segment i rrugës do të asfaltohet me paratë e arabëve

Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit për financimin e rrugës “Prishtinë – Mitrovicë” ku ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Z. Liburn Aliu, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit për Zhvillim, Z. Sultan A. Almarshad si dhe Ambasadori jo-rezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Z. Faisal Ghazi Hifzi.
Durmishi ka njoftuar se me këto fonde do të financohet segmenti nga Smrekovnica deri në Mitrovicë.
“Nga Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financimin e Mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë – Mitrovicë.
Kjo marrëveshje përfshinë financimin e segmentit nga Smrekovnica deri në Mitrovicë, i cili ka gjatësi 5 kilometra” shkruan Durmishi në njoftim./Indeksonline/