Durmishi jep një lajm të mirë, linja e re e autobusit për në Mitrovicë të Jugut dhe Veriut!
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë një lajm të mirë për Mitrovicën.
“Lajmet e mira për Republikën, e sidomos për Mitrovicën, nuk kanë të ndalur. Sot kemi shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do ta subvencionojmë, me qëllim që të lidhim edhe më shumë njerëzit dhe ta bashkojmë edhe më fort Jugun me Veriun.
Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin-Potok e deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si edhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të Zveçanit dhe anasjelltas.
Lëvizje e lirë, bashkim i qyteteve, bashkim i njerëzve”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

