75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / A. M.

Durmishi ngutet me deklaratën, “Arbër Xhaferi” e mbuluar nga bora!

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka bërë të ditur, se edhe pse ka reshje të dendura të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Mirëpo, ndryshe tregojnë faktet në terren. Në rrugën “Arbër Xhaferi” shihet se rruga është vështirë e kalueshme për automjete.

 Ndryshe, zv/ministri Durmishi ka thënë se të gjithë operatorët janë në terren duke hedhur kripë në rrugë, në mënyrë që rrugët të mos rrëshqasin.

Ai apeloj tek qytetarët që të kenë kujdes në mot të tillë, të jenë të përgatitur me pajisje dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë.

“Në Kosovë të gjitha rrugët janë të kalueshme, ne kemi 19 kontrata në territorin e Kosovës, dhe të gjithë operatorët janë të në terren duke hedhur kripë në rrugë e autostrada. Apelojë që të gjithë pjesëmarrësit në terren të kenë kujdes të shtuar të janë të pajisur me mjetet dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë e duhur. Natyrisht që në situate të tilla po bëjmë të pa mundurën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme”, ka thënë Durmishi.