75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 07 Tetor 2025 / S Z

Durmishi njofton se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Fushë-Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës

Hysen Durmishi ka njoftuar sot se së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës deri në rrugën “Dervish Çollaku”. Investim ky prej 2.1 milionë euro.

Këto deklarata Durmishi i ka bërë sot gjatë një vizite në rrugën “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kandidatin e VV-së për Komunën e Fushë-Kosovës Valon Prebreza.

Durmishi ndër të tjera ka thënë se ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë-Kosovës.

“Fushë-Kosova po ecën përpara. Sot, bashkë me kandidatin tonë për kryetar, z. Valon Prebreza, vizituam rrugën ‘Fehmi Lladrovci’. Procesi i shpronësimit ka filluar, buxheti dhe projekti janë gati. Shumë shpejt nisim procedurat për realizimin e investimit prej 2.1 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës, deri në rrugën ‘Dervish Çollaku’. Ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë Kosovës. Me punë të përkushtuar, po e ndërtojmë të ardhmen e sigurt të qytetet tona”, ka thënë Durmishi..