Durmishi publikon një video të urës së re në Mitrovicë, uron qytetarët

Zv.ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka publikuar një video të urës së ndërtuar së fundi në Mitrovicë.
Durmishit ka uruar qytetarët e Mitrovicës për këtë urë. Ndërtimi i urës ka nisur rreth dy muaj më parë dhe ka përfunduar në kohë rekord.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës është parë në afërsi të kësaj ure për çështje sigurie.