75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 19 Shtator 2025 / S Z

Durmishi: Qeveria ka miratuar 15 vendime për projekte të rëndësishme infrastrukturore

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë marrë një numër i madh vendimesh që lidhen me projekte të rëndësishme për vendin. Ai tha se janë miratuar gjithsej 15 vendime që prekin sektorë kyç si infrastruktura rrugore dhe energjia.

“Sot kemi marrë shumë vendime që lidhen me projekte që lidhen me MMPHI-ja, kanë qenë 15 vendime që lidhen me projekte shumë të rëndësishme. Është vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Rrugës Korishë – Kabash – Lidhja me Rrugën Rajonale R118’”, tha Durmishi.

Ai njoftoi gjithashtu se është marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së kompanisë KOSTT, që lidhet me shpronësimin dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interesa publike.