75 Mall Live Search
14:39 / E Premte, 21 Qershor 2024 / L K

Durmishi thotë se punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë po realizohen me ritme të shpejta

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar pamje nga punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Durmishi ka thënë se po ecin me ritëm të shpejt.

“Punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet çdo ditë.
Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi është rrugë e cila përballon një fluks të lartë lëvizjeje, dhe ka rëndësi të veçantë pasi është rrugë që lidh qytete e fshatra të vendin tonë” shkruan zëvëndësministri në njoftim./Indeksonline/