75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / k.v

Durmishi tregon se cilat rrugë do të asfaltohet në zonën e Kamenicës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi për projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Durmishi ka thënë se përmes këtij bashkëpunimi do të realizohen këto projekte: Ndërtimi i rrugëve përgjatë brezit kufitar: segmenti Sfircë (KAPI) – Zhujë – Shahiq – Lisockë dhe segmenti Dragoc – Sedllar – Kranidell, asfaltimi i rrugës Poliqkë – Desivojcë dhe ndërtimi i urës në fshatin Hodonoc.