Duro: Ballkani e meritoi fitoren, futbollit kosovar i duhen ndeshje të tilla me raste e shpirtë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ishte me fat kësaj radhe, pasi me golin e Dakut në minutën e 80’të e fitoi këtë sfidë, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Feronikelit, Klodian Duro i cili tha se Ballkani e meritoi fitoren, dhe se ndeshje të llojit të tillë i duhen futbollit kosovar.
“Mendoj që Ballkani e meritoi fitoren, është skuadra më në formë. Sigurisht se jam i kënaqur me gjithë paraqitjen e futbollistëve”.
“Kjo ndeshje me shpirtë para me taktik dhe me raste nga te dyja skuadrat i duhet futbollit të Kosovës”, tha Duro.