Duro: Drita apo nata nuk e di, por është duke u favorizuar nga gjyqtarët

Kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka qenë i ftuar në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.
Duro ka analizuar rastin e penalltisë së dhënë për Prishtinën në ndeshjen ndaj Ballkanit, ku sipas tij nuk do të duhej të akordohej.
“Duke e parë videon e aksionit dhe në lëvizjet e dinamikën e futbollistëve, sipas meje nuk ishte penallti. Nëse do të kishte VAR, nuk do të akordohej penallti”, tregoi ai.
Tutje, Duro ka deklaruar se lideri i Superligës, Drita është duke u favorizuar nga gjyqtarët.
“Drita apo nata nuk e di, por është duke u favorizuar nga gjyqtarët”, tha Duro.