Duro flet pas ndeshjës, ka disa fjalë për futbollistët dhe ndeshjen ndaj Llapit

Feronikeli ka fituar me rezultat të ngushtë ndaj Llapit për të marrë tre pikët e para pas plotë shtatë javësh.
Me një prononcim pas ndeshjes doli edhe trajneri i vendasëve, Klodian Duro.
Duro deklaratën e tij e koncentroi tek ndeshja dhe tek futbollistët e tij.
“Normalisht që ishte një ndeshje me një rival direkt, e ndeshje të tilla krijojnë edhe tension”
“Unë mendoj që kemi bërë një nga ato ndeshjet kur ekipet e mëdha tregojnë veten, unë do të uroja futbollistët e mi pasi nuk është e lehtë pas gjithë këtyre ndryshimeve të arrihet tek fitorja”
“Unë mendoj që çdo ekip ka nevojë për përmirësim, edhe pse jam i kënaqur me futbollistët që stërvis”.