75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Duro flet për herë të parë pas dorëheqjes

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro dha dorëheqje të hënën nga posti i trajnerit te Drita pasi u eliminua nga Digitalb Kupa e Kosovës, duke u mposhtur 1-0 nga Vëllaznimi.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Duro ka treguar arsyen e ndarjes me “Intelektualët”.

“Pikësynimi im ishte fitimi i Kupës, sepse në kampionat kemi qenë shumë mbrapa edhe kur kam ardhur unë.

Me që u eliminuam nga kjo garë nuk më mbeti tjetër veçse të dorëhiqem.

Për atë periudhë sa kalova në Kosovë, kam përshtypje shumë të mira, gjithçka ka qenë perfekte” deklaroi Duro. /Indeksonline/