Duro i pakënaqur me referimin në takimin me Dritën

Drita e ka fituar takimin ndaj Feronikelit me rezultatin final në 0:1.
ME golin e Festim Alidemës në minutën e 90’të të takimit, skuadra e Dritës triumfoi duke marr kreun e tabelës, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Niklit, Koldian Duro i cili u pa shumë i brengosur në lidhje me penalltinë që gjyqtari Maloku nuk e akordoi për ekipin e tij.
“Po unë do ju pyesja juve dh të gjithëve që kanë parë. Sigurisht që rregullat janë bërë që të gjithë të bëjnë punën e vetë. S’dua të merrem fare me pjesën drejtuese. Rregullorja thotë se dora e hapur në zonë është penalti neto, por këtu vazhdojnë të diskutojnë. Arsyetimi i gjyqtarit ishte se nuk dha penallti për Dritën në minutën e 40 dhe kështu u barazua”.
“Shiko ne punojmë shumë krijojmë shumë. Ekipi qëndron mirë në fushë. Çuditërisht referi jepte faul për Dritën. Ata e kishin bërë me plan që sa herë të jenë në zonën e tyre të rrëzoheshin”, tha Duro.