18:07 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Duro: Ndeshje e bukur, por nuk u gëzuam

Drita u mposht nga Gjilani me rezultat 1-0 duke konfirmuar edhe një herë formën e dobët që po kalon disa muaj pasi u shpallën kampion.

Trajneri i ri i Dritës, Shpetim Duro ka folur për ndeshjen dhe për formën që po kalon skuadra e tij, shkruan indeksonline.

“Sigurisht diçka shumë e bukur, aroma e derbit ka qenë gjatë gjithë javës, spektakël nga tifozëritë, por nuk jam i gëzuar pasi e fillova derbin me humbje”, ka thënë trajneri.

“Derbit vendosen në situata të veçanta, nga një pakujdesi iu dha shumë moral kundërshtarit, ky gol ishte që vendosi fatin e takimit”, ka thënë Duro për SS pas ndeshjes.

I pyetur për momentin e vështirë që po kalon skuadra ai ka thënë:

“E kam marrë në momentet e fundit, jemi shumë mbrapa, do të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të marrim maksimumin dhe do të shohim rezultatet në ndeshjet e radhës”. /IndeksOnline/

Temat: