Duro pasi mposhti Arbërinë: Jemi një ekip i bashkuar, secili bën detyrat e veta!

Tashmë kanë përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, duel në kuadër të xhiros së 22-të në Superligë.
Feronikeli me rezultat të pastër në 0:3 arriti ta mposhtte klubin e Arbërisë, ku skuadra e teknikut, Morina bën hap të gabuar, pasi me këtë humbje janë shumë pranë zonës së kuqe, shkruan IndeksOnline
E pas ndeshjes foli edhe trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili tha se ekipi tij është i bashkuar dhe që secili e kryen punë e vet.
“Unë mendoj se nga një humbje mund të fitosh, ne jemi një ekip i bashkuar dhe secili bën detyrat e veta. Mendoj që këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën”, tha Duro.