75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Durrës: 68 vjeçari goditet për vdekje nga vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Durrës, saktësisht në lagjën 4.

Atje, një 68 vjeçar është goditur nga një veturë.

Si pasojë, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur, raportojnë mediat shqiptare.

Mediat raportojnë se viktima është Rifat Murra, i cili në momentin tragjik ishte duke lëvizur me biçikletë.

Tutje, i dyshuari është shoqëruar në polici.

Organet e rendit dhe të hetuesisë po punojnë të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.