75 Mall Live Search
15:43 / E Martë, 13 Shtator 2022 / A. M.

Durrës: Arrestohet një burrë i cili transportonte 14 emigrantë

Policia në Shqipëri, ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi që transportonte 14 emigrantë të paligjshëm për përfitime financiare.

Top Channel bënë të ditur se të arrestuarit H. A. banues në Durrës, iu sekuestrua një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Ndërsa, emigrantet të cilët do kalonin kufirin u akuzuan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

I arrestuari emigrantëve  iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare me destinacion final vendet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë është duke vazhduar puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Indeksonline/