08:31 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Durrës: Vazhdon pezullimi i lundrimit, asnjë anije në det!

Moti i keq në Durrë duket se ka filluar të normalizuar. Era e ka ulur intensitetin e saj megjithatë lundrimi i anijeve dhe peshkarexhave vijon të jetë i pezulluar.

Nga të dyja anët e Adriatikut  nuk është nisur asnjë mjet lundrues.

Ndërkohë rreth orës 12:00 do të shikohet situata e motit dhe më pas pritet që nga Bari në Durrës të niset trageti i linjës.