75 Mall Live Search
19:08 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / MSH

Durrësi bëhet gati për sezonin turistik

Plazhi i Durrësit po bën përgatitjet e fundit për sezonin e ri turistik veror.

Investimi për ndërtimin e shëtitores së re ka përfunduar në fazën e tij të parë, ndërkohë që përgjatë saj po mbillen pisha të buta dhe palma.

Bregdeti po pastrohet nga leshteriku dhe papastërtitë e tjera, e pas kësaj puna do të vazhdojë me frezimin e rërës dhe dezinfektimin e saj, raporton TVKlan.

Gjatë muajve të verës pritet të ketë një fluks të madh pushuesish dhe menaxhimi i mbetjeve urbane nga ana e ndërmarrjes komunale është menduar që të realizohet në bashkëpunim me firmat private duke i larguar ato 3-4 herë në ditë nga zona e plazhit.