Dushi e quan ‘të fabrikuar’ sondazhin e VV-së
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Florian Dushi ka reaguar pas publikimit të një sondazhi nga Lëvizja Vetëvendosje “nëse zgjedhjet mbahen të dielen”.
Në postimin e tij në Facebook, Dushi ka shkruar se VV po mundohet ta detyrojë LDK-në të futet në koalicion ‘sipas kushteve të diktuara nga ta’.
“Dështimi që përmes presionit publik të organizuar e të orkestruar ta detyrojnë LDK-në të futet në koalicion sipas kushteve të diktuara nga VV, po i shtyen të duken qesharak si në paraqitje ashtu edhe në metoda”, thuhet në reagimin e Dushit.
Dushi këto sondazhe i ka quajtur të fabrikuara.
“Së fundmi, bashkë me “kërcënimin” për zgjedhje, kanë filluar të publikojnë sondazhe të fabrikuara (vizatuara) sipas dëshirës së tyre, sa për t’u vetkënaqur bashkë me proletarët e tyre trushpërlarë”, ka shkruar Dushi.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur për ngecjet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për formimin e Qeverisë.
Sipas Bislimit, kjo ngecje po ndodh pasi që në tavolinë kanë dalë kërkesa pa mbulesë siç i ka quajtur ai.