17:06 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Dushi i përditshëm është i dëmshëm

Asgjë nuk ju zgjon në mëngjes më shumë sesa një dush i mirë.

Normalisht se dushi e ka edhe përfitimin se ju mban të pastër dhe nuk kundërmoni rrugës për në punë.

Por, siç duket, ndoshta jemi duke e tepruar me pastrim!

Madje, dushi i shpeshtë duket se është i dëmshëm për neve.

Hulumtimet sugjerojnë se dushi i përditshëm mund të pengojë balancimin delikat të mikrobeve në lëkurën tonë.

Në parim, sapuni dhe uji mund t’i largojnë mikrobet në lëkurën tonë të cilat na mbajnë të shëndetshëm.

Këto baktere janë të domosdoshme edhe për ta mbajtur të fortë sistemin tonë të imunitetit, si dhe janë të domosdoshme që zemra të funksionojë siç duhet.

Veç kësaj, dushi i përditshëm e thanë edhe lëkurën dhe shkakton akne.