Dushi: Si të vetmit që me dije e guxim do të mund t’iu qëndrojnë përballë atyre që synojnë kapjen e “Krejt” pushtetit

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi sot është takuar me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Dushi në postimin e tij u shprehë se janë të vetmit që kanë dije e guxim që mund të u qëndrojnë përball atyre që synojnë të kapin krejt pushtetin, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në Kodrën e Trimave, në Kodrën e Prishtinës e të LDK-së, sikur edhe në Prugovc, biseduam për zgjedhjet dhe zgjidhjet që LDK ofron në këto zgjedhje.
Për programin dhe kandidatët e saj, si potenciali i vetëm që do të mund të ofrojë qeverisje të mirë vendit tonë dhe eventualisht, si të vetmit që me dije e guxim do të mund t’iu qëndrojnë përballë atyre që synojnë kapjen e “Krejt” pushtetit në Kosovë!