17:28 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Dwayne Johnson krenar me vajzën e tij pasi ajo nënshkruan kontratë me WWE

Vajza e Dwayne Johnson po bashkohet me biznesin e familjes.

Gjatë një bisede virtuale me Jimmy Fallon, Johnson zbuloi se vajza e tij Simone ka nënshkruar një kontratë me WWE, organizata profesionale e mundjes, ku ai punoi para se të kalonte në aktrim.

“Ajo nënshkroi kontratë me WWE, kjo thjesht më tërheq mendjen”, tha Johnson.

Dwayne 'The Rock' Johnson's daughter Simone signed by WWE ...

Më tutje ai tha se është nder për të, pasi vajza po ndjek gjurmët e tij.

Ylli i “Jumanji: The Level Next” tregoi se po kjo po vinte që një kohë të gjatë: Simone ka punuar në të që kur ishte 16 vjec.

“Ajo punonte pa pushim e me qetësi. Unë jam shumë krenar për të”, thotë Dwayne.

Jo vetëm që Simone po ndjek gjurmët e të atit, por edhe gjyshi i saj Rocky Johnson dhe stërgjyshi Peter Maivia ishin mundës profesionistë. Të dy u përfshinë në Sallën e Famës së WWE./Indeksonline/